Ish-sulmuesi i Italisë dhe Milanit, Bobo Vieri, në intervistën e gjatë për “Gazzetta dello Sport” ka folur edhe për sa i përket Hakan Calhanoglu, Rafael Leao dhe rritjen e Milanit.
Calhanoglu: “Askush nuk do të vinte një cent në rritjen e tij. Hakan mund të shihet se tani është i qetë, ndien besimin e trajnerit dhe luan më shumë në qendër, aty ku është mirë për të.
Ka një raport të shkëlqyer me Ibrahimovic dhe kërkohen shumë në fushë. Kjo i bën mirë”.
Leao: “Ai është 21 vjeç, çfarë mund të kërkoni nga dikush kaq i ri? Nuk duhet të nxitoheni, ky është gabimi që bëjnë të gjithë: të luash për Interin dhe Milanin, në “San Siro”, është gjithmonë e rëndë, të duhet më shumë kokë sesa cilësi.
Meqë flasim edhe për cilësi, Leao e ka atë dhe shumë madje! Mos harroni, dikush shpërthen në të njëzetat dhe dikush ka nevojë për pak më shumë kohë: Pioli është trajneri i duhur për të bërë atë punë me Leao”.
Ky Milan – “Bota e futbollit është plot skeptikë që nuk kuptojnë asgjë: skuadrat nuk mund të bëhen brenda tre ditësh.
Milani ishte shumë mbrapa Interit: me Piolin ata bënë një rritje të konsiderueshme, u përforcuan mirë dhe mbajtën Ibra.
Bën ende një kampionat tjetër krahasuar me Interin, por në Serie A nuk ka humbur prej 15 ndeshjesh”.