“Krimbi u fut te molla Milan! Me dëm prej 50-60 mln euro, Maldini dhe Gazidis do të heshtin prap?”

Pas barazimit mes Milanit dhe Cagliarit, sigurisht që zhgënjimi te drejtuesit kuqezi është i madh, nisur edhe nga fakti se këtë sezon është bërë gjithçka gati perfekt dhe skuadra ka pasur një rritje të jashtëzakonshme…

Por, nëse tifozët hedhin fajin te drejtuesit, trajneri dhe lojtarët, gazetari Paolo Ziliani në tëitter provokon dhe shkon edhe më larg…

“Tani që krimbi bëri vrimën në mollën e Milanit (por mund të ndodhte edhe te Napoli, nuk ndryshon asgjë) duke shkaktuar një dëm 50-60 mln euro për mungesën e mundshme të pjesëmarrjes në Champions League, të dashur Gazidis dhe Maldini: asgjë për të thënë se si shkojnë gjërat në Serie A? Sërish do të heshtni? Do tregoheni të mirë?”.

Sigurisht, gjithçka referuar ndeshjes Juventus-Inter ku arbitri Calvarese me një penallti në minutat e fundit i dha bardhezinjve shanset për të qëndruar në garën Champions deri në fund…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu