Krahasimi me Donnarumma dhe zgjedhja Reggina, rrëfehet portieri tjetër i talentuar i Milanit

Alessandro Plizzari, portieri i Reggina në huazim nga Milani, dha një intervistë për ‘Strill.it’. Mendimet e tij për Gianluigi Donnarumma dhe huazimin në Kalabri:

Krahasimi me Donnarumma
“Sinqerisht më duket si një krahasim i ekzagjeruar. Ai është një nga portierët më të fortë në qarkullim. Ndër më të mirët në botë. Nga njëra anë është një krahasim i bukur, i cili më bën lajka, por nga ana tjetër do të doja të ndiqja rrugën time, e cila sot është krejtësisht e ndryshme nga e tij.

Plizzari nel destino del Milan, ma non sarà l'erede di Donnarumma | Milan |  Calciomercato.com

Kur filluan të më afronin me Gigio, kjo më bëri shumë të lumtur, megjithatë duhet të jem objektiv me veten time: krahasimi nuk është plotësisht i duhur. Të bësh atë që bëri ai unë mendoj se është ëndrra e çdo djali. Për momentin mund të shpresoj kështu”.

Në huazimin për Reggina
“Milani dhe unë e kuptuam se Reggio Calabria mund të ishte destinacioni më i mirë për mua. Një vend shumë i rëndësishëm. Pastaj në menaxhim është një ish-portier i shkëlqyer si Taibi, i cili më donte fort. Sapo Reggina më thirri, unë shkova të kërkoj në internet video për qytetin dhe tifozët: dridhesha. E jona është një audiencë vërtet fantastike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu