KONFIRMOHET INTERESI PËR CEBALLOS, MALDINI PO E NDJEK

Milani po sheh në shtëpinë Real Madrid në sezonin ardhshëm të merkatos.

Ka disa lojtarë që u pëlqejnë Paolo Maldinit dhe Frederic Massara-s.

Në këto ditë është folur shumë për Oscar Rodriguez, trekuartist me një eksperiencë të mirë në huazim në Leganes. Çmimi i kartonit rreth 20 milionë euro. Ka pasur edhe sondazhe.

Por Milanit i pëlqen akoma edhe Dani Ceballos, që e ka kaluar vitin e fundit në huazim tek Arsenali.

Sot Gazzetta dello Sport shpjegon se klubi kuqezi po e vështron. 37 prezenca, 2 gola dhe 2 asiste me bluzen e Gunners-ave për mesfushorin e vitit 1996.

Mikel Arteta-s, trajner i Arsenalit, nuk do i vinte keq për një kthim të Ceballos në Londër.

Shoqëria angleze duket e interesuar të provojë ta kthejë lojtarin me bluzen kuqebardh, por edhe skuadra të tjera janë të interesuara për mesfushorin e rritur në Betis Siviglia.

Edhe Milani po e monitoron situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu