Konferenca – Prezantimi i lojtareve Leao, Bennacer dhe Duarte!

Sot jane prezantuar per here te pare ne nje konference per shtyp 3 blerjet e reja te kuqezinjve Duarte, leao dhe Bennacer. I pari qe ka folur ne konferencen per shtyp sot ishte Duarte:

Seria A? Vij nga kampionati brazilian dhe normalisht eshte i ndryshem nga Seria A, kam nevoje te ambjentohem ende ketu dhe te mesohem sa me shpejt me idete e trajnerit. Do kerkoj te mesoj sa me shpejt gjuhen italiane si dhe te njoh sa me mire lojen e trajnerit Giampaolo..

Romagnoli? Eshte nje lojtar i madh kur isha ne Brazil dhe shikoja Milanin e ndiqja me shume vemendje, po me ndihmon shume ne ambjentimin tim dhe sesi te pozicionohem. Uroj te jap me te miren e mundur..

Konkurenca? Te Milan ka shume lojtare te medhenj, jam gati te ha dhe bar (qesh) per te fituar nje vend titullari. Do te jete nje konkurence e shendetshme per te miren e skuadres kush te jete me mire te luaj..

Sulmuesit italian? Nuk kam luajtur ende kunder tyre, por shpresoj te perballem dhe te fitoj kunder tyre..

Rafael Leao – Erdha te Milan sepse eshte nje klub i madh si dhe beson te te rinjte, jemi duke krijuar nje skuader te madhe dhe jashte fushe, te gjithe duam te arrijme objektivat tone.. Milan besoi shume te une dhe une do mundohem ta shperblej kete gje!

Ronaldo? Mos beni krahasime te kota, ai eshte nje lojtar i madh dua shume pune per te arritur ne ato nivele.. duhet te permirsohem ende per te perfeksionuar ne finalizim..

Pozicioni im? Pozicionin e vendos trajneri. mua me pelqen te leviz shume ne sulm dhe te bej sa me shume asist, mund te luaj si sulmues i pare dhe i dyte.. jam i lumtur per elozhet por kerkoj gjithmone te jem i perulur dhe te punoj fort. Me shume deshire i degjoj te gjithe por ne fushe degjoj vetem trajnerin..

Bennacer – I jam mirenjohes trajnerit Giampaolo i cili me kerkoi per te ardhur ketu dhe kjo eshte shume per mua. I njoh mire aftesite e mia dhe mund te permirsohem akoma, do te jap gjithcka per kete fanelle..

Kupa Afrikes? Kam marre nje eksperience te madhe, besoj se kam bere nje hap cilesor. Kur isha atje me telefonuan nga Milan dhe nuk u mendova gjate, e dija qe me deshironin dhe kjo ishte gjeja me e rendesishme.. Roli im? Preferoj te luaj para mbrojtjes por luaj ku te deshiroje trajneri pa problem..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu