KONFERENCA – Pioli: Shtatë ekipe në luftë, ja çfarë u kërkoj djemve në Verona!

Milani përballet me Veronën në transfertë me synimin për të lënë pas një periudhë jo plotësisht pozitive, me 4 pikë të mbledhura në 4 ndeshje të Serisë A. Sidoqoftë, Stefano Pioli dëshiron të përqendrohet në rrugën e ekipit të tij, jo të rivalëve, siç theksoi në konferencën për shtyp:

“Nëse krahasojmë dy vitet e fundit, rezultatet tona ishin më të ulëta më 2021. Natyrisht, ishte e vështirë të kishim vazhdimësi pozitive me të gjitha këto dëmtime. Ne kemi pasur situata që krijojnë probleme.

Në këto dy muaj po luajmë fatin e kampionatit dhe Ligës së Europës. Gjithmonë jemi të përqendruar në rrugën tone, jo në atë të të tjerëve. Ne duhet të jemi të bindur për mundësitë që kemi.

Do të ishte kufizuese të shikoja rezultatet e të tjerëve. Nëse do të isha 30 vite më i ri do të dilja vetë në fushë dhe do të luaja i lumtur…”

Kundërshtari do të jetë ende i rrezikshëm, edhe nëse trajneri kuqezi ka ide të qarta se si të përballet me ndeshjen: 

“Juric ka bërë një punë të shkëlqyeshme për dy vite. Ai ka ndryshuar shumë lojtarë, ka një ekip të organizuar dhe agresiv, fizik dhe teknik. Ai ndaloi Juven, mundi Napolin dhe Atalantën. Ne nuk duhet të lëshojmë pikë si referencë, por të japim gjithçka”.

Duke pasur parasysh ndalesat e Ibrahimovic dhe Mandzukic, në sulm do të jetë radha e Rafael Leao, i cili me Udinese nuk ishte në gjendje të shkëlqyeshme: “Leao duhet të japë gjithçka. Të mërkurën nuk e gjeti veten në lojë. Ne shkuam me shumë lojtarë brenda zonës, por më pas Udinese gjeti rrugën e mbijetesës”.

Sa për formacionin, Krunic favorizohet për një vend në ofensivë, ndërsa Tonali mund të jetë në mesfushë: 

“Krunic është mirë për momentin, pushoi të mërkurën, ndaj ka shumë të ngjarë që të luajë para Brahim Diaz. Tonali është mirë, thjesht kishte një lodhje. Do të shohim se si ta përdorim nesër.

Objektivi? Janë 7 skuadra shumë të forta, nëse nuk kualifikohemi në Champions do të zhgënjehemi, ne duam të shkojmë atje. Romagnoli, në stol ndaj Romës? Ai e pranoi zgjedhjen time, jo me kënaqësi, por e pranoi me profesionalizëm dhe pastaj ishte gati me Udinese”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu