KONFERENCA: Pioli flet mbi humorin e ekpit, Tatarusanu, formacionin dhe Ibrahimovic

Milani do të kthehet nesër në fushë në ndeshjen e dytë të grupit në Europa League, përballë Sparta Praga. Në konferencën për shtyp sot është prezantuar trajneri Pioli dhe mesfushori Krunic.

Tekniku kuqezi ka shpjeguar humorin e ekipit pas barazimit ndaj Romës, vështirësitë e grupit, energjitë e shpenzuara, merkaton dhe formacionin e mundshëm.

A është grupi i duhur që Milani juaj të rritet?

“Është një grup i vështirë dhe i fortë! Një grup që do të na vërë në provë, kundërshtarët janë me vlerë. Sparta ka fituar të gjitha ndeshjet e ligës të luajtura deri më tani dhe 11 kundër 11 ata luajtën mirë kundër Lille. Luajnë futboll modern, nuk do të jetë e lehtë për t’i kapërcyer”.

Cili është humori juaj pas barazimit 3-3 ndaj Romës?

“Gjithmonë duhet të përpiqemi të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Kundër Romës dëshironim të fitonim, u larguam nga fusha me disa keqardhje, por edhe me vetëdijen për të qenë në rrugën e duhur.

Më pëlqen që djemtë nuk janë plotësisht të kënaqur me rezultatin. Është e drejtë të presim gjithmonë më të mirën nga vetja”.

Calcio: Pioli, soddisfatto ma Milan ha qualche rimpianto - Tiscali Sport

A do të ketë ndonjë ndryshim krahasuar me të hënën?

“Do të ketë disa ndryshime sepse ne po shpenzojmë shumë, është një moment i rëndësishëm por shumë i lodhshëm”.

A fole me Tatarusanu?

“Kam biseduar me të, siç kam bërë me të gjithë ekipin me të cilin kam analizuar ndeshjen. Kam besim të plotë tek ai dhe gjithashtu te shokët e tij të skuadrës.

Lojtarët duhet të ndihmojnë gjithmonë njëri-tjetrin, ne duhet të vazhdojmë kështu”.

Në cilin rol duhet të forcoheni më shumë?

“Ju tashmë po mendoni për janarin, por ne jo sepse kemi ende shumë ndeshje për të luajtur. Kemi ide të qarta dhe nëse kemi mundësi do të përmirësojmë ekipin.”

A mund të pushojnë Kessie dhe Theo?

“Edhe lojtarët nuk e dinë ende formacionin. Jam duke bërë disa vlerësime, ende kemi dy seanca stërvitore. Dalot është marrë për të luajtur si djathtas dhe majtas”.

Ibrahimovic si ndihet?

“Duhet të bëjmë një seri vlerësimesh. Unë nuk do ta pyes nëse dëshiron të luajë apo jo, sepse ai gjithmonë dëshiron të luajë. Si të gjithë. Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes tjetër dhe do të jetë e rëndësishme të kemi lojtarë të disponueshëm dhe të gatshëm, veçanërisht nga pikëpamja mendore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu