KONFERENCA – Pioli: Europa objektiv, humbja ndaj Spezia nuk më shqetëson për një motiv!

Stefano Pioli ka folur sot përpara nisjes për në Beograd ku Milani i tij do të përballet me Crvena Zvezda në Europa League. Trajneri kuqezi ka prekur disa tema.

A jeni i ngazëllyer që të ktheheni për të luajtur përpara?

“Ne jemi të lumtur që do të kthehemi për të luajtur në Evropë. Skuadra duhet të ketë të njëjtën dëshirë për të kaluar si ajo që pamë kundër Rio Ave. Duam të jemi surpriza edhe në Evropë.”

Si është morali i ekipit pas humbjes në La Spezia?

“Ne duhet të shohim përpara si gjithmonë. Në sport nuk ka rëndësi ajo që ke bërë, por ajo që do të bësh.

Duam të fillojmë mirë edhe pse e dimë se është një sfidë që zgjat 180 minuta. Luajmë kundër një ekipi që po dominon kampionatin e saj”.

Po mendoni tashmë për derbin?

“Ne donim me të gjitha forcat tona të ishim këtu për të luajtur Europa League. Duhet të qëndrojmë të përulur dhe të kemi bindje të mëdha në mundësitë tona. Le të mendojmë për nesër, pastaj do të kemi kohë për t’u përgatitur më mirë për derbin”

A kishte të drejtë Romagnoli kur tha se e u nënvlerësua pak Spezia?

“Gjëja shqetësuese do të kishte qenë nëse do të kishim humbur duke luajtur si Milan. Ne nuk luajtëm si Milan të shtunën. Tani le të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”

Si është Mandzukic?

“Ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, ka hyrë mirë në grup. Po punon shumë, është shumë i disponueshëm. Gati të luajë edhe nesër”.

A do të jetë Ibra nesër në Beograd?

“Ibra do të thirret. Ata të gjithë do të vijnë në Beograd”.

Si do të jenë ndeshjet e radhës?

“Fillon një periudhë me shumë ndeshje. Të gjitha janë të rëndësishme, duke filluar nga e nesërmja. Fillon një periudhë vendimtare si për kampionatin, ashtu edhe për Europa League”

Si është përvoja juaj me lojtarët mbiemri i të cilëve mbaron me -ic?

“Më pëlqejnë shumë sepse janë punëtorë të zellshëm. Ata janë të fortë, janë personalitete të shkëlqyera. Të respektojnë dhe thonë atë që mendojnë, më pëlqejnë njerëzit që e bëjnë këtë”.

A do të jetë avantazh për ju ndeshja pa audiencë?

“Na vjen keq sepse donim publikun. Tifozët do të kishin ngarkuar Crvena Zvezda, por edhe neve na mungon të dëgjojmë tifozët në stadium. Më vjen keq që nuk do të ketë nesër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu