Konferenca per shtyp sot e Gattuso!

Caldara? Po punon shume dhe me shume deshire, vjen nga nje demtim i rende dhe akoma nuk eshte gati te bashkohet me grupin pasi i duhet te perfundoje pergatitjen atletike. Kur ta ndjeje vete do te bashkohet me skuadren..

Calhanoglu dhe Conti? Nuk i hedh lojtaret e mi ne det, Calhanoglu e di shume mire se mund te jape me shume por ndeshjet e tij nuk jane per tu hedhur poshte. Kam degjuar se nga grupi kane dale fjalet se Hakan luan gjithmone por mua nuk me rezulton ashtu, lojtaret bejne punen e tyre stafi detyren e vet. Dhe per Conti e njejta gje, lojtari po rekuperon dhe per momentin me japin me shume siguri lojtaret e tjere por Andrea eshte shume i rendesishem per ne..

Champions? Jane 7 vite qe Milan ne pranvere arrin dhe nuk luan per Champions, kete sezon duhet te arrijme ne keto ujera dhe te luftojme deri ne fund per dicka te rendesishme..

Biglia? Ka tre muaj qe mungon dhe duhet te jemi te durueshem, kur te jete ne 100% me pas do vendosim dhe menyren se si do luajme..

Skuadra ideale per Gattuso? Nuk di te them se kush eshte me siguri, kur mbyll syte mendoj se Laxalt dhe Conti kane luajtur me skemen 3-5-2 apo Calhanoglu dhe Paqueta pas dy sulmuesve. Nuk eshte e thene se nuk do ndryshojme asnjehere por duhet te provojme ne stervitje te shikojme rezultatet me pas te provojme dhe ne ndeshje..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu