Konferenca per shtyp live, Gattuso raporti me Leonardo, e ardhmja!

Frosinone? Neser luajme kunder nje skuadre si Frosinone qe ska asgje per te humbur, duhet te marrim piket maksimale keto dy ndeshje me pas te shikojme cfare do te ndodhe..

Allegri? Trofete flasin vete per te, e njoh prej shume vitesh, shume histori, zenka, perqafime ulje dhe ngritje ne raportin tone por eshte nje burre i vertete dhe neser meriton vetem duartrokitje.

Atalanta? Ne keto momente nuk dua te shikojme mbrapa, kemi hasur ne veshtiresi per 6 jave ndersa Atalanta nuk ndaloi se besuari, nese do arrijne ne Champions do te jete nje rezultat i madh per to..

E ardhmja? Per momentin nuk kam asnje takim me drejtuesit sepse po mendojme vetem per keto dy ndeshje, me pas ka kohe per te folur..

Piatek? Eshte stervitur mire gjate javes, duhet te mendoje per te miren e skuadres dhe te jape gjithcka dhe te mos mendoje per goleshenuesin..

Nese fitojme i japim presion Atalantas? Jane llogari qe nuk i bej ne fakt, mendoj vetem te fitoj kunder Frosinone duke hedhur ne fushe skuadren me te mire per momentin, besoj se te gjitha skuadrat po japin maksimumin dhe jane korrekte dhe ne kete fundin e kampionatit..

Nese qendroj dhe sezonin tjeter? Nuk e di si te pergjigjem, ka qe ne korrikun e shkuar qe flitet per te ardhmen time, pas kampionatit ka kohe per te folur dhe ai qe do marre nje vendim per te ardhmen time do ta beje ate, une mendoj vetem te marrim keto dy fitore..

Leonardo? Besoj se shume nga ju nuk me degjoni kur flas, e kam shpjeguar dhe po e perseris, me Leonardo nuk kam asnje problem, kam patur dikur kur kam qene lojtar por tani jo, qe kur erdhi si drejtues nuk kam patur kurre probleme, ne nivelin njerezor kemi nje respekt te madh dhe pike!

Suso? Keni jave qe shkruani ta le ne stol por prej vitesh te Milan nuk kishte njeri kaq asist dhe gola bashke. Nje lojtar ka ulje dhe ngritjet e veta eshte normale, por per menyren si luajme ne eshte shume i rendesishem..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu