Konferenca per shtyp e Pioli: Na duhet nje skuader luftarake keshtu nuk mjafton..

Fitorja me Spal sezonin e kaluar ishte nje pike kthese? Duhet te jemi realiste nuk jemi ne nje moment te mire por kemi mundesine te levizim ne klasifikim dhe qe jemi me te mire se cfare kemi treguar deri me sot..

Je nje trajner mik me lojtaret? Jam nje trajner qe rri prane lojtareve te mi. Ka nje diference te madhe midis te qenurit nje grup i mire dhe i te qenurit nje skuader e vertete, jemi skuader e re dhe trajneri duhet te jete sa me bindes..

Mund te permirsohet klasifikimi? Ne keto momente duhet te japim gjithcka ne fushe, me duhen lojtare te forte dhe te merzitur per kete situate, me kete klasifikim secili duhet te jape me shume asnje nuk duhet te kursehet.

Cfare po ndodh me Suso? Nuk kam dyshime qe eshte nje lojtar i madh dhe me shume kualitet, eshte e gabuar te flasesh vetem per nje lojtar per krizen e Milan. Per mendimin tim i gjithe grupi duhet te jape me shume..

Skuadra eshte ne dijeni te rezultateve? Duhet te bejme me shume, te mesojme se cfare fanelle po veshin dhe se gjenden ne nje klub legjendar. Kunder Lecce ishin 50 mije tifoze, ne Rome ishin 5 mije jemi ne qe duhet te japim me shume..

Shoqeria e Milan eshte prezente te ju? Nuk kam patur kurre kaq prezence ne karrieren time sa ketu te Milan, jane persona qe po bejen gjithcka qe skuadra te rritet duke filluar nga Boban Maldini Massara apo dhe Gazidis..

Paqueta? Lucas ka shume deshire por duhet te jete me prezent gjate gjithe lojes jo vetem ne disa pjese te saj, jemi te gjithe qe duhet te japim dicka me shume duke filluar nga une te Paqueta, Suso te gjithe..

Si mund te rekuperohet Piatek? Piatek eshte sulmues me karakteristika te ndryshme nga Leao dhe prandaj zgjodha Leao kunder Romes pasi me duhej nje sulmues i tille. Piatek eshte mire, ndaj Romes prisja me shume nga Leao por me duhet te bej zgjedhje edhe pse nuk eshte e pamundur te luajne te dy nga fillimi. Nuk eshte e rendesishme kush luan neser e rendesishme eshte te luajme me shpirtin e duhur, ka rendesi fitorja..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu