Konferenca në Milanello/ Massara zbulon strategjinë dhe të ardhmen e disa lojtarëve

Frederic Massara, si Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në Milanello në diten e parë të stërvitjes së skuadres.

Drejtori sportiv ka nisur duke folur për Rafael Leao:

“Për Milanin është e rëndësishme rritja e çdo lobtari. Kemi një skuadër të re, nëpërmjet rritjes së të gjithëve kalojnë sukseset. Ai ka një talent kristalin, klas i vërtetë. Në sezon ka bërë gjëra të rëndësishme, veçanërisht në pjesën e dytë në të cilët është përmirësuar pas muajve të parë të të mësuarit. Jemi të kënaqur nga ai dhe presim që të rritet akoma, do ta bëjë”.

Kessie dhe Bennacer:

“Na kanë bërë të shohim gjëra shumë të mira, kanë dhënë shumë dhe janë rritur në mënyrë eksponenciale si çift ashtu edhe individualisht. Intuita e Piolit me dopieten mesfushore ka qenë mjaft e mirë. Në repart duhet të ndërhymë për të ndihmuar skuadren gjatë sezonit. Kemi besim se mund ta përforcojmë mirë”. 

E ardhmja e Pobega, Brescianini, Daniel Maldini e Lorenzo Colombo:

“Katër emra që konfirmojnë punen në sektorin e të rinjve. Pobega ka ecur shumë mirë, u pëlqen skuadrave të ndyshme të Serisë A por duam të shohim çfarë do të bëjë me ne. Brescianini do të shkojë në huazim në Serinë B. Maldini dhe Colombo do të qëndrojnë”.

E ardhmja e Davide Calabria:

“Ka bërë mirë në këto vite. Është një lojtar i besueshëm dhe nuk e konsiderojmë në merkato”.

Situata e Ante Rebic:

“Po verifikojmë për të përshpejtuar transferimin përfundimtar tek Milan. Shpresojmë të jenë kushtet për ta bërë. Jemi të kënaqur nga ai, pas një fillimi jo brilant ka bere mrekullira. Shpresojmë të stabilizojmë pozicionin e tij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu