KONFERENCA/ Maldini jep detaje rreth disa lojtarëve që kanë mbetur pezull

Paolo Maldini ka qenë prezent sot në Milanello në diten e parë të stërvitjes së skuadrës së Stefano Piolit.

Drejtori teknik i Milanit ka bërë edhe disa deklarata të rëndësishme.

Rinovimo i Ibrahimovic:

“Po punojmë fort, edhe ekipi i Zlatan, për një marrëveshje. E dimë se ky sezon nuk do të ketë një pregatitje normale, do të jemi live pas 20 ditësh. E dimë se do të jetë një pregatitje e shkurtër dhe ideja është të mundohemi ta mbyllim në kohë sa më të shkurtër. Normale që duhet të ketë një plan B, një plan C e D. Por ai e din se është një prioritet i yni”.

Sa përforcime do të duhet të marrë Milani:

“Duhet të veprojmë vetëm në rolet ku mendojmë të përmirësojmë me lojtarë superiorë ndaj atyre që kemi. Mund të ketë pak ndryshime, ndonjë okazion. Ajo që do të bëjmë do të jetë e studiuar mirë dhe jo vetëm sa për të bërë numër”.

Konfirmime rreth Bakayoko-s:

“Ka një negociatë, është një objektiv i yni. E njohim dhe e çmojmë. Jemi akoma duke studiuar mënyren e operimit”.

Donnarumma në vitin e fundit të kontratës:

“Është një problem, jemi në fund të kontratës. Por është e drejtë që tani të zgjidhim situaten e Zlatan e pastaj të merremi me Gigio-n. Kemi besim të madh te fakti që dëshiron të vazhdojë me ne, duke i afruar situatën më të mirë të mundshme. Jemi gati të bëjmë oferta të përshtatshme për vleren e tij”.

Rinovimi i Calhanoglu:

“Do të shihemi me agjentin në javët e para të shtatorit për ta zgjidhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu