KONFERENCA/ Maldini flet për merkaton: Po ndjekim strategjinë e Bayern-it

Paolo Maldini ka qenë prezent sot në Milanello në diten e parë të stërvitjes së skuadrës së Stefano Piolit.

Drejtori teknik i Milanit ka bërë edhe disa deklarata të rëndësishme.

Ai ka folu për merkaton dhe rrugën që po ndjek Milani, duke thënë se po ecën në bazë të strategjisë që ka ndjekur Bayern Mynchen.

Merkato:

“Vitin e kaluar kemi vënë bazat mbi idenë e një Milani për të ardhmen. Kemi marrë 9 lojtarë, pothuajse të gjithë të konfirmuar. Baza e madhe është bërë. Përsa u përket të rimjve, duhet të jenë operacione të studiuara për të përmirësuar skuadren. Nuk duam të zhgënjejmë tifozët, nuk mund të bëjmë gabimet e të kaluarës. Por jemi në pritje të rasteve të merkatos. Shoqëria do të jetë gjithmonë e vëmëndshme mbi mundësitë”.

Modeli Bayern Mynyh-ut:

“E dimë se cila është rruga jonë, por Bayerni Mynyhut është në tjetër nivel. Gjithsesi kanë investuar shumë, vëllai i Theo-s ka kushtuar 80 milionë. Janë një model, dominojnë prej vitesh në Gjermani dhe bëjnë punë të mirë edhe në Europë. Duhen ndjekur, jemi larg me shifra por rruga është ajo. E vështirë për të ulur hendekun, por FFP e bën akoma më të vështirë për ta ulur. Nuk mund të investohet kur don të ulësh hendekun sportiv”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu