KONFERENCA/ Gazidhis jep informacione me detaje për merkaton kuqezi

Edhe Ivan Gazidis ka folur sot në Milanello në diten e parë të stërvitjes së skuadres së Stefano Piolit. Klubi kuqezi ka ambicie të rëndësishme për sezonin 2020/2021.

Administratori delegat ka nisur duke folur për situaten Covid-19 që ndikon edhe në futboll:

“Jemi të lumtur që jemi këtu e të pregatisim sezonin. Sigurisht emergjenca Covid-19 ka qenë një sfidë e madhe edhe për futbollin. Të gjithë duan të kthehen në normalitet, por gjërat duhen bërë me përgjegjshmëri. Para të gjithash duhet të mendojmë për sigurinë dhe për shëndetin e personave. Tifozët në stadium janë pjesë e futbollit, shpresojmë t’i kemi sa më shpejt sepse janë pjesë e rëndësishme e klubit dhe na mungojnë shumë”.

Strategjia e merkatos së Milanit:

“Kemi një skuadër të re dhe po rritet. Duam një mix mes të rinjsh dhe eksperiencës. Kemi një sfidë të madhe përpara me Maldinin dhe Massaran, të zhvillojmë skuadren dhe njëkohësisht klubin drejt një ekuilibri financiar. Stadiumi është pjesë e projektit. Po puojmë fort për të arritur objektivat”.

Rinovimi i Zlatan Ibrahimovic:

“Ka qenë i rëndësishëm kur ka ardhur dhe duam që të vazhdojë të jetë. Po bëjmë gjithçka është e mundur që marrëveshja të përfundojë pozitivisht. Ndihem optimist mbi përfundimin”.

Strategjitë e Milanit në merkato edhe komercialisht:

“Kemi regjistruar përmirësime të rëndësishme në projektin e stadiumit dhe në zonen komerciale. Punojmë me angazhim të madh dhe kemi provuar me talentet e reja, edhe pasi mund t’i rrisim mirë në kontestin tonë të përgjithshëm. Pas karantinës kemi qenë të dytët në Europë pas Real Madridit. Duhet të bëjmë që të rritet ky grup dhe të kemi kujdes me hyrjet e reja. Kujtoj që në merkaton e kaluar thuhej se nuk kishim marrë emra eksplozivë, por kemi filluar një rrugëtim që me kalimin e kohës ka dhënë rezultate. Duam të vazhdojmë të rritemi në mënyrë kostante”.

Gazidis për mbështetjen e pronësise Elliott Management Corporation:

“Jemi me fat, prona jonë është e fortë dhe ka investuar në këto vite. E rëndësishme të investosh në mënyren e duhur, duke menduar për rritjen e grupit tonë. Përpara kemi sfida të ndryshme, e para është të respektojmë Fair Play Finanziario. Kemi pafur një bilanc të kuq për 150 milionë. Ky do të jetë një merkato jo i zakonshëm, me shumë pasiguri në pas Covid. Duhet të bëjmë operimet e duhura. Do të ketë lëvizje që do të bëhen nga fundi i merkatos dhe do të marrim mundësitë e duhura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu