Konferenca/FLET TOMORI: I lumtur për fjalët e Maldinit! Ky Milan nuk ka rezerva. E ardhmja e ime…

Fikayo Tomori kthehet në Angli! Do të jetë një farë “derbi” Premier për mbrojtësin kuqezi të huazuar nga Chelsea dhe që ka luajtur për gati 1 sezon në Angli me fanellën blu.

Në konferencën për shtyp të sotme ai doli përkrah trajnerit Stefano Pioli përpara ndeshjes ndaj Manchester United.

Si Milan ashtu edhe Manchester United vijnë nga fitore të rëndësishme në kampionat. A jeni gati për këtë garë?

“Po. Ne e dimë që është një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet. Është ndeshja e parë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne jemi dy skuadra të shkëlqyera me një traditë të madhe dhe do të jetë një ndeshje e madhe”

Komentet e Maldinit për ju janë të shumta dhe ai e thotë hapur se jeni një talent i madh dhe vullneti i klubit është që t’ju mbajë. Si ju bëjnë të ndiheni këto fjalë?

“Padyshim që është shumë bukur të dëgjosh këto fjalë, veçanërisht nga një legjendë si Maldini. Kjo më jep shumë besim. Unë dua të vazhdoj të bëj atë që po bëj, duke luajtur për ekipin dhe për shokët e mi.

E ardhmja do të shihet. Të dëgjoj këto fjalë nga një mbrojtës që dikur ka shkruar historinë është sigurisht i bukur “

Si ndiheni në Itali?

“Unë prisja një sfidë tjetër, në Itali duhej të mësohesha me gjëra të ndryshme, isha i shqetësuar për gjuhën, por ka nga ata që flasin me mua në anglisht dhe unë përpiqem të flas në italisht dhe ngadalë po shkojmë mirë” .

A ju ka pyetur ndonjë shok skuadre çfarë loje duhet të presë Milani, duke qenë se keni luajtur në Angli?

“Po diçka më pyetën, por të gjithë e njohin United. Të gjithë e dinë se ata janë një ekip i shkëlqyeshëm. Ne kemi punuar shumë dhe i kemi analizuar ata.

E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi me një sulm shumë të shpejtë. Shpresoj që përvoja ime në Angli mund të ndihmojë”

A keni biseduar me shokët tuaj të skuadrës te Chelsea dhe për përvojën me trajnerin Tuchel?

“Padyshim që unë shpesh flas me shokë të vjetër të ekipit sepse ata ishin jo vetëm shokë të shkëlqyeshëm të skuadrës por edhe miq.

Ne jo gjithmonë flasim për futboll por edhe për gjëra të tjera. Ata janë shumë mirë dhe janë të kënaqur. Po shënojnë dhe fitojnë kështu që janë mirë.

Nuk kam dëgjuar gjëra mbi Tuchel. Por në këtë moment ai duhet të përqendrohet te Chelsea ashtu si unë jam i përqendruar te Milani”

Sa e rëndësishme është kjo sfidë si provim përfundimtar për Milanin? A janë mungesat e shumta një problem apo një stimul?

“Sigurisht që ky është një stimul. Ne kemi një skuadër dhe një grup dhe të gjithë duan të luajnë. Jemi një ekip i fortë dhe në Verona e treguam. Ne do të përpiqemi të zhvillojmë një ndeshje të madhe me Manchester United”.

Çfarë ju pëlqen në Serie A dhe Itali dhe çfarë ju ndihmoi në ambientimin tuaj?

“Çdo person këtu në Milanello më ka ndihmuar shumë si me gjuhën ashtu edhe jashtë fushës. Unë po përpiqem të mësoj italisht edhe nëse është pak e vështirë.

Kjo më ka dhënë forcë të madhe për t’u integruar në një grup të ri dhe për të luajtur një futboll të shkëlqyeshëm. Jam i lumtur dhe kam mundësinë të jap maksimumin për këtë ekip. Unë gjithmonë dua të rris nivelin tim. Italia është ndryshe nga Anglia, moti është i mirë dhe ushqimi është më i mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu