Konferenca e Rino Gattuso!

Neser na duhet nje ndeshje perfekte, na duhet nje helmete ne koke, Atalanta eshte nje skuader fizike por dhe teknike. Ne skuader ka nje klime pozitive kemi punuar mjaft mire dhe jam i kenaqur nga djemte..

Ndeshja? Ata kane idete e tyre ne kemi idene tone, duhet te jemi gati per cdo situate dhe te bejme mire ne te dy fazat e lojes ne mbrojtje dhe ne sulm. Neser luajme kunder nje skuadre qe luan nje futboll te veshtire per tu perballuar, por per tu rritur akoma me shume keto sfida na sherbejne shume..

Calabria dhe Rodriguez? Kane nje deshire te madhe per te punuar dhe per tu permirsuar, nuk me pelqen ideja qe jane te paprekur, nuk ka lojtare te paprekur fusha tregon gjithcka dhe per kete dua qe te gjithe lojtaret te jene gati..

Piatek vs Zapata? E prisja nje lojtar te tille si Piatek, eshte nje lojtar qe flet shume pak biles me duket sikur merzitet dhe kur del ne nxehmje para ndeshjes sepse kerkon te luaje direkt. Piatek dhe Zapata jane te ngjashem midis tyre neser duhet te kemi kujdes eshte sulmues i forte..

Romagnoli? Eshte nje kapiten i ri, po rritet shume cdo dite dhe ne nivelin te beje rolin e kapitenit. Respekton shoket dhe respektohet nga te gjithe, te mbash fashen e kapitenit duhet te kesh pergjegjesi dhe Alessio po tregon se e ka ate..

Kalendari? Nuk ka ndeshje te lehta, fizikisht jemi mire duhet te mendojme se cfare do te bejme qe ti vendosim ne veshtiresi. Neser duhet te shpenzojme shume energji sepse ata nuk ndalojne kurre, na duhet nje ndeshje e rendesishme ne aspektin teknik dhe fizik..

Paqueta? Kur luan me 4-3-3 eshte shume e rendesishme avancimet e mesfushoreve ne zone, Calha dhe Paqueta shkembejne rregullisht pozicionet por duhet te bejme me shume ne kete aspekt. Me kualitetet e Kessie dhe Paqueta duhet te bejme me shume ne zonen kundershtare..

Bakayoko apo Biglia? Bakayoko mund te luaj dhe si mesfushor me perpara ndersa Biglia per karakteristikat qe ka mund te luaje vetem perpara mbrojtjes, te shohim me vone per momentin Bakayoko na jep me shume siguri..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu