KONFERENCA E PIOLIT: Nga merkato te Leao, Hauge dhe kryesimi i renditjes!

Stefano Pioli foli në një konferencë pas ndeshjes Milan-Spezia. Trajneri kuqezi preku disa tema mes tyre edhe Rafael Leao, Hauge dhe sidomos faktin se ekipi i tij kryeson, pa harruar merkaton.

Çfarë efekti ka tek ju që të paraqiteni në derbi i pari në renditje?
“Ka kënaqësi, ne kemi arritur atë që i kishim vendosur vetes para fillimit të sezonit: të hynim në Europa League dhe të fitonim të gjitha ndeshjet para pushimit. Nuk ka asnjë efekt për të qenë në krye, është një kampionat shumë i gjatë.”

Çfarë ju shtyu të futni Leao nga minuta e parë pavarësisht performancës së së enjtes?
“Besimi te lojtarët e mi, mendoj se imja është një punë psikologjike dhe Rafa u përgjigj mirë. Ai e di shumë mirë që nuk është në 100%, por ai ka cilësitë për të bërë mirë dhe për të ndihmuar ekipin.”

A prisnit nga ekipi juaj një ndeshje të këtij niveli?
“Po, unë gjithmonë pres ndeshjen më të mirë të mundshme. Në pjesën e parë kemi luajtur mirë, por ndoshta topi nuk po lëvizte aq shpejt. Performanca ishte jo e keqe. Është krejt normale të relaksohesh pak pasi ke kaluar një tur kaq të lodhshëm. Treguam pjekuri sot, kemi arritur të qëndrojmë të përqendruar dhe me intensitet”.

A nuk mendoni se duhet një sulmyes më i gatshëm se sa Colombo, nëse nuk luan Ibrahimovic?
“Unë mendoj se nëse largon dy lojtarët më të mirë ofensivë nga të gjitha ekipet, edhe më të fortët kalojnë në vështirësi, është normale. Ishte një fillim shumë i rëndësishëm i sezonit, madje edhe më shumë duke marrë parasysh mungesat. Leao ka treguar se ai mund të jetë një qendër sulmues, megjithëse me karakteristika të tjera “.

Çfarë përshtypje ju bëri Hauge?
“Ai arriti vetëm të premten, më pëlqen sepse ai luan në mes të linjave, ai është i shpejtë dhe teknik. Ka disa karakteristika që do të na ndihmojnë.”

A prisni akoma një përpjekje nga klubi në merkato?
“Klubi e di shumë mirë se çfarë të bëjë, nëse ka një shans për të përmirësuar ekipin do ta bëjë këtë, përndryshe ne tashmë jemi duke bërë mirë. Dalot sapo e kam takuar dhe ai na jep karakteristika të tjera”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu