KONFERENCA E MISTER PIOLIT: Sekreti i formës, Tonali, Bennacer, Dalot, ndërrimi i Ibra dhe objektivi

Stefano Pioli foli në fund të ndeshjes së Europa League Milan-Sparta Prague. Ekipi kuqezi nuk humbet prej 23 ndeshjesh radhazi, që te sfida Milan-Genoa në “San Siro”. Trajneri foli te konferenca për shtyp.

Cili është sekreti i Milanit të tij: “Sekreti është se të gjithë punojnë me disponueshmëri dhe bashkim, të gjithë japin më të mirën e tyre.

Dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë për mua. Ne kemi një skuadër me grup të madh, e donim kështu sepse e dinim që sezoni ishte i vështirë”.

Në lidhje me ndryshimin e Ibrahimovicit: “Unë nuk i thashë sepse tashmë e kishim planifikuar. Po ta kisha pyetur, ai do të dëshironte të vazhdonte. Por është e drejtë të ruhen forcat. Të dielën na pret një ndeshje shumë e vështirë, ne bëmë zgjedhjet që sonte të ishim konkurrues”.

Për rritjen e Tonalit dhe Bennacer: “Ai bëri dy hapa përpara. Nuk e bëri përgatitjen me ne, nuk i dinte mekanizmat. Po rritet, jam i kënaqur, ai është shumë i fortë, por ai ka një konkurrencë të madhe sepse janë Bennacer, Kessie dhe Krunic.

Duhet të luftojë për vendin. Bennacer? Po rritet shumë, ka shumë intensitet dhe sasi, po përmirësohet në cilësi, por mund të bëjë edhe më mirë”.

Nëse ky Milan mund të përcaktohet si altruist: “Po, më pëlqen. Të gjithë po lënë mënjanë individualizmin dhe po mendojnë për të mirën e ekipit, si kur luajmë, ashtu edhe kur jemi te Milanello.

Pa këtë disponueshmëri dhe vetëmohim, ne nuk arrijmë askund. Ne jemi Milani, kemi ambicie dhe për të qenë në gjendje të mposhtim këdo na duhet ky mentalitet”.

Nëse do t’iu kishin thënë në maj se do t’i arrije këto rezultate?

“E ardhmja nuk mund të parashikohet, ne jemi përqendruar në të tashmen. Ne jemi të kënaqur por ende nuk kemi bërë asgjë. Kampionati është i gjatë, koka është në punë dhe ka përqendrim. Vështirësitë do të vijnë gjithashtu”.

A jeni i kënaqur me rotacionin?
“Ne luajtëm mirë, i shfrytëzuam mirë situatat. Unë jam shumë i kënaqur me lojën e sotme. Tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

Dalot nuk e bëri Theo Hernandez të pendohej. Mendimi yt?
“Ai mund të luajë si majtas dhe djathtas, ky është një avantazh për të dhe gjithashtu për ekipin. Të gjithë kanë hapësirë”

Shumë shënime pozitive në linjat e dyta. Një gjykim për Dalot dhe Tonalin.
“Unë kam shumë titullarë, duhet të bëj zgjedhje. Mundohem të fus formacionin më të mirë të mundshëm për çdo ndeshje.

Dalot është një djalë i ri i fortë, ashtu si Diaz, Sandro dhe të gjithë të tjerët. Ata janë të gjithë të fortë dhe titullar”

A jep një fitore të tillë qetësi në funksion të kalimit të raundit?
“Ne gjithmonë duhet të kemi qetësi, shoqëruar me vendosmëri të madhe. Ne konfirmuam fitoren në Glasgow, por jemi akoma larg nga sigurimi i kalimit të raundit. Tani kemi pak kohë dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen kundër Udineses. Ata po mbledhin pak, por ato kanë fizik, intensitet dhe cilësi”.

A do të jetë ndeshja kundër Lille vendimi për raundin tjetër?
“Fitimi i ndeshjes tjetër do të ishte një hap shumë i rëndësishëm. Lille është një ekip me talent dhe shpejtësi. Do të duhet të përpiqemi të luajmë mirë. Tani po zhytemi përsëri në kampionat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu