Konferenca e Gattuso!

Milan i ri? E ndjejme ndonjehere kete ne ndeshje te vecanta, me Genoa nuk luajtem mire ne pjesen e pare me pas dolem ne lojen tone. Kunder nje Napoli te forte dhe te trajnuar nga nje si Ancelotti jane ndeshjet qe na nevojiten shume per tu rritur si skuader..

Koulibaly? Publiku i San Siro ka qene gjithmone i matur ne keto situata, tifozet i duartrokasin kampionet dhe Koulibaly eshte nje kampion.. edhe nese ndodh nga disa injorante jane 65 mije te tjere qe duhet te duartrokasin..

Ancelotti? Carlo eshte i paimitueshem, eshte unik ne menaxhimin e lojtareve, gjithe keto vite pak lojtare kam degjuar te flasin keq per Ancelottin. Ne disa ndeshje te medha me bente te luaja si mbrojtes i djathte gje qe mua nuk me pelqente por ai me menyren e tij me bindte, kjo tregon se cfare niveli ka ai..

Piatek? Ndonjehere duket si nje robot flet shume pak, dua te shenoj dhe kaq.. edhe dje ne stervitje e tregoi, eshte fizikisht i forte teknik dhe ka entusiazem dhe mbeti i habitur se si u prit nga e gjithe skuadra..

Higuain? Mund te them se ben pjese te e shkuara dhe nuk dua te flas per te, ka bere zgjedhjen e tij dhe ecim perpara. Fakti qe nuk mund te blihej perfundimisht nga Milan nga mos arritja e vendit te katert ndikoi ne gjendjen e tij. Mund te bente me shume per ne por dhe ne mund te benim me shume, tashme kaloi flasim per te tashmen..

Paqueta? Nuk mund te ndryshojme modulin tani ne keto momente, braziliani mund te beje akoma me mire se kaq. Nuk ishte rastesi qe e futa qe me Sampdorian, sepse e pashe qe ishte gati, eshte nje lojtar qe presim shume prej tij..

Calhanoglu? Ju shkruani cfare tju doje qejfi por mesfushori nuk leviz nga Milano, ka patur nje interes nga Leipzig por si une dhe drejtuesit e kemi refuzuar, per mua eshte i rendesishem..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu