Komentatori i DAZN: Nuk e kuptoj pse Bennacer nënvlerësohet në Itali kurse disa të tjerë…

Ka një Milan me dhe pa Ismael Bennacer dhe ndeshja në Firence e vërtetoi atë. Skuadra e Stefano Pioli, me lojtarin e tij në fushë, shkon në një ritëm tjetër, ka një fizionomi tjetër tekniko-taktike.

Dhe nëse e thotë Tommaso Turci, komentator i Dazn, i cili ka pasur mundësinë ta shohë atë nga afër, ne duhet ta besojmë atë…

“Bennacer është një futbollist shumë i nënvlerësuar në Itali. Nuk e kam kuptuar kurrë pse nuk ka prozhektorët si shumë të tjerë. Ai është fantastik me topin në këmbë dhe sidomos për të menaxhuar mesfushën dhe topat duke mos shpërdoruar asgjë”.

“I vogël në trup por tepër dinamik dhe topin e mban gjithmonë afër. Jo më kot është më i besuari për shokët e ekipit dhe sa herë që e shohin të lirë e pasojnë. Edhe kur u fut në Firence, pavarësisht se ka 3 muaj me dëmtime, menjëherë u fut në zemër të lojës kuqezi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu