Sezoni i futbollit 2019/20 përfundoi me finalen e Champions League dhe tani është gati të fillojë ai 2020/21.
Ekipet kombëtare marrin skenën me Ligën e Kombeve që hap përsëri “dyert”.
Dhe, padyshim, në vijën e startit është edhe Italia e Roberto Mancini, e cila po përgatitet për sfidat me Bosnjën dhe Hollandën.
Sandro Tonali mungon dhe është afër transferimit në Milano; edhe Bernardeschi u dëmtua dhe u kthye në Torino. Marco Verratti nuk është thërritur.
Këpuca e Artë Immobile do të udhëheqë sulmin, ndërsa janë edhe Jorginho dhe Barella.
Por cilët janë lojtarët e ekipit kombëtar që vlejnë më shumë?
RENDITJA SIPAS TRANSFERMARKT
1.Gianluigi Donnarumma, portier i Milanit: 60 milion euro euro
Marco Verratti, mesfushor I PSG: 60 milion euro.
3. Nicolò Zaniolo, mesfushor i Romës: 55 milion euro
4. Jorginho, mesfushor i Chelsea: 52 milion euro
5. Nicolò Barella, mesfushor i Interit: 50 milion euro
6. Lorenzo Insigne, sulmues i Napolit: 48 milion euro
7. Federico Chiesa, sulmues i Fiorentinës: 48 milion euro
8. Ciro Immobile, sulmues i Lazios: 45 milion euro
9. Alessandro Bastoni, mbrojtës i Interit: 45 milion euro
10. Andrea Belotti, sulmues i Torinos: 35 milion euro