Koleksionuesit e rekordeve dhe historisë! Milani tani ndjek Barcelona-n e vitit 1948

Forma e shkëlqyer e Milanit në Serie A, këtë sezon, ka bërë që ta rishkruajë veten në librat e historisë së futbollit, pas fitores 3-2 kundër Lazio, të mërkurën.

Skuadra e Stefano Piolit vazhdon të konfirmohet pretendente serioze për “Scudetto”. 

Humbja e Juventusit ndaj Fiorentinës, të marten, bëri që skuadra e Piolit të mbetej e vetmja e pamposhtur në pesë ligat më të mira të Europës.

Me fitoren e mbrëmshme në “San Siro”, kuqezinjtë shtuan një rekord tjetër të sezonit 2020-2021, duke u bërë skuadra e parë për mbi 70 vite që shënon dy gola ose më shumë në të paktën 16 ndeshje radhazi, gjatë një viti të vetëm kalendarik.

Golat e Ante Rebic, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez nënkuptojnë që Milani është bërë vetëm ekipi i dytë, i cili e arrin këtë rekord, duke ndjekur gjurmët e Barcelonës, që shënonte të paktën dy herë në 18 ndeshje radhazi, më 1948.

Të frymëzuar nga aftësitë shënuese të sulmuesit legjendar Cesar Rodriguez, Blaugrana-t arritën të fitojnë titullin e La Liga-s më 1947-1948 dhe 1948-1949.

Një ogur i mirë për Piolin dhe të tijtë, të cilët kërkojnë të thyejnë fortesën afatgjatë të Juventusit, me 9 “kurora” radhazi në Serie A.

Përveç një humbjeje të vetme 3-0 ndaj Lille, në fazën e grupeve të Ligës së Europës, në nëntor, Milani ende nuk e njeh disfatën në të gjitha garat, këtë sezon. Pra, mbetet ndër favoritët për suksesin e brendshëm dhe atë kontinental.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu