Koke pranon problemet e Atleticos, mbron Griezmann dhe paralajmëron Milanin!

Kapiteni i Atletico Madrid, Koke, i rikuperuar, ka folur ne konference per shtyp per ndeshjen me Milanin, duke u ndalur edhe te gjendja e ekipit te tij.

Nëse pajtohesh që Griezmann është zhgënjyes dhe nëse mendon se kjo është për shkak të mungesës së besimit:

“Ai nuk më shqetëson. Ai nuk luan vetëm. Ne të gjithë luajmë, të gjithë duhet të rikuperojmë ndjesitë e nivelit të lartë për të konkurruar. Nuk më intereson nëse gjuan apo jo. Ai ka besim, edhe nga ana jonë. Le të luajmë të gjithë. Nuk ka të bëjë vetëm me të”

Çfarë mendoni se është gjëja më urgjente për tu përmirësuar në mënyrë që të fitoni? “Bëhet fjalë për të shënuar dhe për të mos pranuar gola. Ne duhet të jemi më të mirë në të dyja repartet, veçanërisht në fillim të ndeshjes. Ne jemi duke punuar mbi të”

Si jeni? A eshte kjo një ndeshje për të përmirësuar gjendjen?

“Unë jam mirë, kam qene jashtë për një javë dhe kjo më bëri mirë. Eshtë e vërtetë që më pëlqen të jem me ekipin, por më duhej të freskohesha. Nesër është një ndeshje e rëndësishme.

Ne duhet të fitojmë, edhe pse jemi jashtë qytetit dhe shtepise tone. Çdo ndeshje është e ndryshme dhe ne punojmë për të luajtur më së miri, për të fituar dhe për të bërë tifozët dhe veten të lumtur”.

Nëse mendon se është një ndeshje kryesore: “Nesër dhe të gjitha të tjerat. Siç themi gjithmonë, mentaliteti ynë është që të luajmë çdo ndeshje si finale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu