“Klubi ma ndaloi transferimin, por nuk u rebelova” Flet mesfushori austriak që kishte akord me Milanin

Florian Grillitsch ishte konsideruar si një kandidat i mundshëm për kalimin në Serie A javët e fundit. Disa klube italiane, përfshirë Milanin, kanë treguar interes për lojtarin e ekipit austriak të futbollit.

Sidoqoftë, nuk kishte asnjë marrëveshje dhe Grillitsch do të qëndrojë me TSG 1899 Hoffenheim deri në fund të kontratës së tij në verën e vitit 2022 – siç u raportua të enjten nga vetë lojtari.

“Tashmë kishte disa klube të interesuara nga Italia, kishte negociata konkrete”, tha Grillitsch, pa përmendur emrin e klubit. “Por kërkesat e Hoffenheim ishin shumë të larta, ndaj dështoi ky transferim”.

Por ai nuk ka mëri për këtë. “Tani kështu është, nuk mund ta ndryshoj. Tani do të qëndroj te Hoffenheim edhe një vit, do të përmbush kontratën time dhe mendoj se do të hedh hapin tjetër në verë”.

Pastaj Grillitsch është në dispozicion për një transferim falas.

“Unë nuk doja të godisja klubin, të rebelohesha, nuk jam tipi i personit”, tha 26-vjeçari që është zotuar se do të më të mirën, pavarësisht periudhës së shkurtër të mbetur te kontrata e tij.

“Do të luaj sikur të kem një kontratë më të gjatë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu