Klubi i Bundesliga-s troket te Milani për një futbollist!

Pas Tonalit, Milani mund të realizojë një goditje të re në mesfushë. Emrat janë Bakayoko (në pole position), Soumaré dhe Florentino Luis.

Në rast të një ardhje të re, reparti i mesit të fushës do të ishte i dendur dhe me shumë zgjedhje ndaj nuk do të kishte asnjë hapësirë për Rade Krunic, që mund të largohet nga klubi kuqezi.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, lojtari boshnjak është i kërkuar Freiburg, i gatshëm të shpenzojë 8 milion euro për kartonin e tij.

Milani pret ofertën e duhur për të shitur lojtarin që erdhi verën e shkuar me shpresa të mëdha bashkë me Bennacer, por që dështoi totalisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu