Klopp komenton grupin e ferrit, Milanin dhe Ibrahimovic: “Ajo që mund t’iu them me siguri është se në karrierën time…”

Prag Liverpool-Milan: trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka prezantuar ndeshjen kundër kuqezinjve. Trajneri gjerman ka folur mbi gjithçka.

Grupi i Champions me Milan, Atletico dhe Porto

“Është një grup i vështirë. Unë nuk mendoj se kur e pamë ndonjë prej nesh tha se ishte një grup i lehtë…

Është e vështirë, ta themi tamam. Atletico, Porto, zakonisht kampione në Portugali. Milano, histori e madhe dhe në momentin më të mirë ndër vite . Një Champions League e vërtetë. Ne kemi punuar shumë për këtë”

Mbi dy finalet mes Milanit dhe Liverpoolit

“Unë kam dy finalet në mendje, por nëse mendoni për ndonjë betejë evropiane, Liverpooli kundër Milanit është një sfidë për t’u parë. Milani nuk ka qenë në CL për vite me radhë, por ka bërë mirë për 18 muaj.

Ata kanë filluar këtë sezon fort, kështu që do të jetë e vështirë… Ka disa ndeshje të bukura në këtë Champions, kjo është një prej tyre”.

Për atë që duhet bërë për të kaluar grupin…

“Bëhet fjalë për marrjen e pikëve të mjaftueshme për të kaluar, kështu që nuk duhet të humbasim kohë.

Ka kaluar shumë kohë që kur kishim një ndeshje në shtëpi në Anfield me tifozët. Netët evropiane në Anfield … mezi pres ta përjetoj përsëri këtë përvojë”.

Rreth Ibrahimovic

“Zlatan! Çfarë lojtari! Kam parë video të tij kur ai u lëndua dhe pastaj ai u kthye në luftë sepse siç thotë ai luanët nuk pushojnë gjatë.

Ai është një njeri për momente të jashtëzakonshme. Nëse nuk luan ai, luan Giroud.

Të gjithë lojtarët janë me të vërtetë të mirë. Zlatan është një nga lojtarët më të mirë. Ai e di.

Ka akoma karburant në rezervuar dhe ai shtrydh çdo pikë. Është i aftë të luajë në çdo kampionat dhe kjo është e jashtëzakonshme”.

Mbi finalen e Stambollit.

“Natyrisht atë mbrëmje nuk mendova të shikoj pjesën e dytë sepse, përveç dhomës së zhveshjes së Liverpoolit, të gjithë menduan se loja kishte përfunduar.

Mbaj mend pritjet e Dudek. E pabesueshme. Pas 3-0, Milani dukej se e kishte mbyllur dhe atëherë ndodhi një nga ndjesitë më të mëdha të futbollit ndonjëherë”

Rreth grupit

“Ky është grupi më i fortë që kemi pasur që kur kam qenë këtu. Në Dortmund kisha Man City dhe Real Madrid, një grup i vërtetë.

Ky grup do të dërgojë dy skuadra vërtet të mira në elimin direkt dhe një ekip të fortë në Ligën e Evropës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu