“Kjo është një gënjeshtër!” Shpërthen Simone Inzaghi pas humbjes ndaj Milanit!

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Lazio 3-2.

Çfarë ju zhgënjeu më shumë? “Rezultati më acaroi, është gënjeshtar. Na vjen keq, kemi ardhur këtu me probleme stërvitore dhe e kemi mbajtur fushën në mënyrën më të mirë.

 Kemi merituar më shumë por ky është futbolli. Ne kishim dominimin këtu në San Siro, më vjen keq për rezultatin, por nuk pasqyron ecurinë e ndeshjes”.

Për situatat: “Ne kishim shumë situata, pas 2-2 kishim ndeshjen në dorë dhe lojën. Ne e dinim se po luanim me një ekip që nuk ka humbur për një kohë shumë të gjatë dhe ka një arsye. Na duhet që të rritemi. Ekipi zhvilloi një garë të shkëlqyeshme”.

Për golat e pësuar nga topi joaktiv: “Te goli i parë kishte një mbulim por Rebic kërceu i lirë, ne duhet të bënim më mirë te goli i Theos. Na vjen keq për djemtë, ata nuk e meritojn këtë rezultat”.

Golat e pësuar nga Lazio janë të shumtë: “Problemi është se duhet të jemi më të kujdesshëm. Në rastin e Rebic, në fund Reina ishte i zoti dhe na shpëtoi”.

Ne duhet të punojmë më mirë si ekip, nuk mendoj se është problem për mbrojtësit.

Me këtë Milan nuk mund t’i lejosh vetes këtë qëndrim që kemi pasur, i cili mund të rishikohet. Ne do të rikuperojmë lojtarë të rëndësishëm që mungojnë për momentin, më vjen keq për rezultatin, por duhet të fillojmë përsëri nga paraqitja e realizuar sonte”.

Çfarë ndodhi në fund? “Ne ishim të lodhur, edhe ne edhe Milani.

Immobile dhe Milinkovic nuk mund të vazhdonin më. Të dy palët ishim në tokë në atë moment, por pësuam golin.

Caicedo doli i lodhur ndaj Napolit, dje Muriqi bëri mirë dhe mendova se ishte ndeshja e duhur për të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu