I intervistuar nga Milan TV në fund të ndeshjes miqësore kundër Brescia, Simon Kjaer foli për përgatitjen kuqezi përpara fillimit të sezonit.
Mbrojtësi danez ishte ndeshja e parë që luante me kuqezinjtë në këto miqësore, pasi ishte i grumbulluar me ekipin kombëtar të Danimarkës:
“Isha i lumtur që u thirra në ekipin kombëtar dhe isha gjithashtu i lumtur kur u ktheva këtu. Përgatitja e këtij viti është e çuditshme”.
“Shoku i reparitt Gabbia? Njohja e automatizmave për mbrojtësit qendrorë është e rëndësishme dhe është kënaqësi të luash me të”
“Objektivi ynë? Të përmirësohemi dhe të fitojmë ndeshjet, duke filluar të enjten”.