KJAER: Rangnick? Kryqëzova gishtat për Piolin! Dua të qëndroj deri në fund karriere te Milani

Intervistuar nga TV2 TV danez, Simon Kjaer, mbrojtësi qendror i Milanit, ka prekur disa çështje, duke filluar nga viti 2020 dhe kaluar nëpër Atalanta, Rangnick dhe Pioli. Këto janë deklaratat e tij:

Mbi momentin e tij: “Unë kurrë nuk kam qenë kaq i mirë. Ky 2020 ka qenë një vit pozitiv për mua. Jam krenar për performancën time”

Për periudhën në Bergamo te Atalanta: “Nuk e pashë atë periudhë aq katastrofike sa shumë mendojnë, ishte një vendim nga trajneri (Gasperini). Nuk mund të thuhet se performancat e mia ishin të këqija.

Kam luajtur 6 ndeshje, kam fituar 4 dhe barazuar 2. Ajo që ndodhi në Bergamo ishte thjesht një problem taktik. Gasperini ishte i sinqertë për të më thënë se duhej gjetur një zgjidhje.

Gianluca Di Marzio :: Milan, Pioli: "Abbiamo dimostrato di non essere una  squadra normale"

Kur mbërriti Milani, i thashë agjentit se gjithmonë ëndërroja të luaja aty. Mundësia erdhi në momentin që më së paku e prisja. Tani jam në vendin ku do të doja të isha”.

Mbi Pioli: “Ditën e parë ai më pyeti se si e shihja mënyrën për të mbrojtur dhe se si së bashku mund të ndërtonim një ekip.

Ai më pyeti se çfarë duhej të kishte bërë për të më vendosur në kushtet më të mira të mundshme në fushë dhe të ndjehesha i qetë.

Pioli më dha besim dhe ai ende e bën. Ai është një trajner fantastik dhe i mirë, si brenda dhe jashtë fushës.

Por ndryshimi është në nivel personal, Pioli është i interesuar së pari se si jam në një nivel personal dhe pastaj si një lojtar”.

Për ardhjen e mundshme të Rangnick në Milano gjatë verës: “Vëzhgova, padyshim që kryqëzova gishtat për qëndrimin e Pioli. Ishte gjithashtu një situatë në të cilën nuk mund të bëje shumë, unë vetëm mund të dilja në fushë, të fitoja ndeshje dhe të tregoja karakterin tim dhe e ekipit. Për pjesën tjetër mund të kryqëzoja vetëm gishtat, për fat të mirë gjithçka shkoi mirë”.

Për rinovimin: “Kanë ende disa vjet për të bërë. Unë jam në vendin e duhur dhe do të doja të qëndroja këtu për pjesën tjetër të karrierës sime. Jam i sigurt që nëse vazhdoj të luaj mirë deri në fund të kontratës, Milani do të më rinovojë edhe një herë”.

Scudetto: “Ne besojmë në të, duhet të punojmë shumë. Rruga për në maj është akoma e gjatë. Por unë jam optimist. Scudetto do të ishte gjëja më e madhe në karrierën time. Nëse nuk është kampionat … atëherë Kampionati Evropian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu