Kjaer nuk e mendon si trajneri Pioli. I thur elozhe Leaos dhe sqaron pse u zëvendësua!

Simon Kjaer kthehej pas shumë kohësh dhe e nisi titullar vitin 2021, duke bërë një paraqijte ashtu si vetëm lideri danez na ka mësuar të shohim…

Momenti i ndërrimit bëri që të gjithë të mbanin frymën, por nuk ishte dëmtim. E shpjegon “vikingu” pas ndeshjes.

Kjaer blinda il Milan: clean sheet dopo 8 goal presi senza il danese |  Goal.com

“Jam mirë, thjesht isha pak i lodhur pas një periudhe jashtë. Gjëja e rëndësishme është që ne fituam, por në fushë u ndjeva shumë mirë”.

“Ne kemi një frymë të rëndësishme. Sot ishte një lojë e vështirë sepse Benevento po luan mirë. Ne besojmë te vetja edhe në momente të vështira dhe jemi gjithmonë pozitivë”

“Leao? Rafa duhet të jetë pozitiv dhe i çliruar mendërisht. Gjithmonë mund të përmirësojë aspektet e lojës. Ai është një djalë i artë që ngadalë po rritet.

Në muajt e fundit ai është rritur shumë dhe e di që nuk mund të shënojë gjithmonë gola si këto. Ai gjithmonë duhet të shikojë përpara dhe kurrë më mbrapa. Sot ka sakrifikuar shumë, ka vrapuar shumë dhe e di se edhe ai duhet ta bëjë këtë punë”

Benevento-Milan, Kjaer: "Non ci sono squadre più forti di noi. Sto bene"

Mbi frymën e ekipit: “Ne lamë një imazh të rëndësishëm që mund të fitojmë çdo ndeshje. Nuk ka skuadra të tjera më të forta se ne”. Praktikisht, deklarata që bien ndesh me ato të trajnerit Pioli, i cili tha se Inter, Juventus dhe Napoli janë ende më të forta.

“Duhet të përballemi me çdo ndeshje si finale dhe ta përballojmë sa më mirë, gjithmonë duke u përpjekur të përmirësohemi. Tani duhet të rikuperojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu