Kjaer: Një ditë do t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur përkrah Christian Eriksen!

Duke folur në konferencën për shtyp, mbrojtësi i Danimarkës dhe Milanit, Simon Kjaer, prononcoi disa fjalë “me mjaltë” për bashkatdhetarin e tij Christian Eriksen: “Njëqind paraqitje me ekipin kombëtar? Shpresoj se Christian mund ta arrijë këtë rekord, por ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje”.

“Por edhe unë nuk kam ndërmend të heq prizën. I thashë Christianit, kur ai kishte 75 ndeshje për ekipin kombëtar, se një ditë, kur të mbarojmë së luajturi, do të jem në gjendje t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur me të”.

“Mënyra se si Christian e shikon lojën mbetet unike, jo të gjithë e bëjnë. Mund të jem akoma i befasuar nga pasimi i tij, por pasi kam luajtur kaq shumë vite me Christian, e di që nuk ka asgjë të rastësishme për atë që bën. E vlerësoj tej mase, jemi me fat që e kemi”.

“Mbetet një djalë i përulur. Edhe pse është një nga më të mirët në pozicionin e tij, ai është ende një djalë nga Middelfart që mendon mbi të gjitha për ekipin dhe për të bërë një ndryshim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu