KJAER: Milani ka uri dhe nuk ndalet! Edhe 4-5 muaj ky ekip po vazhdoi kështu…

Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, foli për “Sky Sport” në fund të ndeshjes në “San Siro”, Milan-Torino 2-0.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë ndodh në futboll. Kam ardhur këtu me synimin për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin.

Kishte shumë cilësi dhe ende ka. Por ne jemi rritur si skuadër, kemi bërë një rrugë të gjatë si skuadër. Të gjithë jemi rritur, edhe unë.

Milan Torino 2-0: gol e highlights della partita di Serie A | Sky Sport

Kam humbur vetëm 4 ndeshje që kur kam qenë këtu. Një rrugë thuajse ëndërr.

Ne jemi duke kaluar një kohë të bukur. Por siç bëmë nga fillimi, nesër do të shikojmë ndeshjen, do të analizojmë gjërat e bëra mirë, gjërat e bëra keq, në funksion të së martës”.

Paraqitja dhe kohëzgjatja: “A mund të zgjasim edhe 4-5 muaj? Sipas mendimit tim, po, edhe pse gjithçka mund të ndodhë në futboll. Mënyra jonë e punës dhe qëndrimi ynë i përditshëm janë të duhurit. Ne po rritemi ndërsa luajmë, si ekip, brenda dhe jashtë fushës.

Il Milan ha ricevuto 20 rigori dall'inizio della scorsa stagione

Besoj se mund të vazhdojmë në këtë drejtim. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Por të gjithë, në Milanello dhe në Milano, besojnë në këtë ekip”.

Për Gigio Donnarumma: “Nuk dua ta krahasoj me më të fortët në botë. Për ata të moshës së tij, Gigio është numri 1. Ai ka një shans të bëhet më i forti në botë. Kam shumë kënaqësi të luaj me të. Në të ardhmen mund të jetë numri një në botë”.

Il Milan vola a San Siro, il Toro sprofonda

Për atë që ka ndryshuar në një vit: “Mentaliteti që ekziston tani, puna e trajnerit, puna e bërë nga mentaliteti Zlatan, kanë bërë që ekipi dhe individualitetet e ekipit të rriten. Ne jemi duke bërë shumë shumë mirë.

Eshtë e rëndësishme. Kemi arritur në një pikë që fitojmë, por gjithmonë duam më shumë. Edhe në stërvitje mund të shihni se ne jemi të uritur dhe duam të fitojmë”.

Për Ibrahimovic: “Kemi bisedat tona, por ato mbeten mes nesh. Të gjithë në Itali e njohin mentalitetin Zlatanut. Pak nga pak të gjithë u rritëm pozitivisht. Ndonjëherë mund të jetë pak i rëndë dhe i ashoër, por është Zlatan!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu