Kjaer ka “frikë” dy ekipe dhe “përshkruan” Ibra-Mandzukic: Kurrë s’kam parë si Zlatan, Mario nuk fal centimetrin! Scudetto…

Simon Kjaer ishte protagonist i një seance pyetje-përgjigje në faqen zyrtare të Milanit. Shumë çështje të adresuara në drejtim të mbrojtësit danez.

Padyshim që u fol për ëndrrën e Scudetto, duke pasur parasysh që skuadra kuqezi është në krye të renditjes së Serie A dhe është normale të mendosh për të fituar:

“Ne duhet të besojmë në mentalitetin e duhur, ne jemi të parët. Qëllimi ynë është që çdo ndeshje të përballemi si finale dhe ta përgatisim atë në maksimum. Rruga është akoma e gjatë dhe e komplikuar, por disa tifozë të Milanit besojnë në këtë mundësi. Rivalët? Juve është gjithmonë Juve, ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Edhe Napoli”.

Kjaer, il Milan deve credere allo scudetto - FootData ™

Kjaer foli gjithashtu për marrëdhëniet që janë krijuar me Stefano Pioli, një trajner i cili ka lidhur shumë me lojtarët e tij:

“Që nga dita e parë iu afrova dhe ai menjëherë më pyeti si isha. Që nga ajo ditë marrëdhënia jonë është rritur. Nëse ai më thotë një gjë, unë e bëj.

Më dha atë besim që më bëri më të qetë. Ai ka mënyrën e tij të të luajturit, por nëse i them diçka ai më dëgjon. Ai ka një kokë shumë të hapur për të na bërë më të mirë”.

Lavdërime për Gianluigi Donnarumma, një portier që po bëhet më i fortë dhe më vendimtar: “Ai është rritur me të vërtetë shumë, i jep ekipit siguri. Është shumë e rëndësishme të kesh një portier që i beson. Nëse gaboj, e di që ai e mbulon. Të jep forcën për të luajtur pak më agresiv dhe herët”.

Kjaer vlerëson shumë Milanellon: “E vështirë për të shpjeguar, nuk është vetëm një qendër sportive, ekziston një atmosferë magjike. Jam i sigurt që kur të mos jem më në Milano do të mendoj për përshtypjen që më dha Milanello”

Simon gjithashtu flet shumë mirë për Zlatan Ibrahimovic, një shoqërues shembullor për të gjithë grupin: “E komplikuar të shpjegosh se si është Ibra. Në karrierën time nuk kam parë askënd me mënyrën e tij të punës dhe mentalitetin e tij.

Ibra-Mandzukic? Ata nuk janë një dyshe e lehtë për mbrojtësit. Mmund të bëjnë shumë së bashku. Mario është dikush që është gjithnjë i ndezur, ai kurrë nuk fal një metër”.

Lojtari danez është i entuziazmuar që është pjesë e ekipit të drejtuar nga Pioli: “Grupi është fantastik, ata duan të punojnë. Jam serioz dhe bëj punën time. Ngadalë po shkojmë në rrugën e duhur, të gjithë së bashku. Jam shumë i lumtur këtu në Milano”.

Kjaer ka ide të qarta për të ardhmen, ai do të donte të qëndronte përgjithmonë në Milano:

“Unë dua të qëndroj këtu për aq kohë sa të jetë e mundur. Do të doja ta përfundoja karrierën time në Milano, por askush nuk do ta dijë për katër vjet se si do të jem. Dua të jetoj momentin, atëherë le të shohim se çfarë do të thotë e ardhmja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu