Kjaer “i dashuruar” pas Piolit: Vështirë të gjesh njerëz si misteri në futbollin e sotëm!

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Simon Kjaer u ndal sidomos te Stefano Pioli dhe roli i tij te Milani. Mbrojtësi danez i ka thurur elozhe sepse beson se njerëz si ai sot vështirë se gjen…

“Pas shumë ndeshjeve të luajtura, tani është një moment i rëndësishëm. Trajneri ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe gjithmonë na ka kërkuar që të jemi të uritur dhe të gatshëm të punojmë.

Ai bëri një punë të jashtëzakonshme me të gjithë ne. Është një person i bukur dhe ka marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë ne. Nuk është e lehtë të gjesh një person të tillë në botën e futbollit sot”.

Fjalë mjalti nga lideri i mbrojtjes dhe ai që pikërisht u kërkua nga Pioli kur nuk po shkëlqente te Atalanta dhe gjeti veten te kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu