Kjaer: Çfarë personaliteti! Ekipi luajti me gjoksin përpara dhe dominoi siç i takon Milanit!

Simon Kjaer u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes në Old Trafford barazuar pikërisht nga goli i tij…

“Ky barazim është i rëndësishëm. Ne zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme, kemi ardhur këtu me personalitet, kemi dominuar, duke luajtur lojën tonë.

Goli i Kessie në pjesën e parë? Nuk isha aty por shkova të flisja dhe pyesja Franck! Më tha që nuk e preku fare me dorë por me trup. Ky gol do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Të vjen keq sepse sot dominuam”.

“Ata kanë cilësi, por me personalitet dhe durim ne mund të lëvizim topin dhe të luajmë lojën tonë. Ne e bëmë atë me personalitet, erdhëm këtu me gjoksin përpara për të luajtur si Milan, për Milanin”

Për performancën: “Skuadra luajti fort sonte, na pret një tjetër ndeshje shumë të vështirë javën e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu