KJAER, ÇFARË LEKSIONI! “Eriksen? Nuk jam hero! Kapiteni ynë është Romagnoli, dua vetëm diçka nga Milani…”

Nuk ka dyshim për rëndësinë e Simon Kjaer për Milanin dhe, për çudi, flitet si për rinovimin e kontratës ashtu edhe për shiritin e mundshëm të kapitenit. Duke mbërritur “në majë të gishtave” në janar 2020, ai shpejt u bë një nga liderat e ekipit.

Mbrojtësi danez bëri një rikthim të mrekullueshëm me kuqezinjtë pas përvojës së tij të shkurtër negative te Atalanta.

Ai ishte në gjendje të përshtatej në mënyrë të përsosur në Milanello, duke fituar besimin e Stefano Pioli dhe vlerësimin e shokëve të tij të skuadrës.

Është një nga shtyllat e grupit dhe gjithashtu do të jetë kështu në sezonin 2021/2022.

Kjaer dha një intervistë të bukur per Corriere della Sera dhe u pyet gjithashtu për shiritin e kapitenit: “Ne tashmë kemi një kapiten dhe emri i tij është Romagnoli. Ka harmoni dhe sportivitet të madh mes nesh. Nuk më intereson shiriti. Unë bëj çmos gjithmonë dhe jap maksimumin”.

Është gjithashtu e pashmangshme të flitet për rinovimin e kontratës, duke pasur parasysh afatin aktual të caktuar për qershor 2022:

“Për mua nuk është problem. Unë jam mirë këtu dhe do të doja të qëndroja më gjatë. Milani ishte një ëndërr dhe unë e bëra atë realitet. Tani do të flasim me njëri-tjetrin”.

Lavdërim për Zlatan Ibrahimovic, një lojtar vendimtar për Milanin pavarësisht 40 viteve të tij: “Ai i ndryshon ekipet vetë. Të gjithë së bashku filluam një udhëtim. Por nuk ka mbaruar akoma, tani na duhet një hap tjetër”.

Kjaer pyetet gjithashtu për gjestin e tij ndaj Christian Eriksen, kur në Danimarkë-Finlandë të Kampionatit Evropian ishte themelor për të shpëtuar jetën e shokut: “Unë nuk jam hero.

Thjesht bëra atë që duhej të bëja, pa menduar për të, siç do të kishte bërë dikush tjetër. E beme si ekip, u treguam te kthjellet ne ate moment. Do ta kishim bere edhe per nje kundershtar, por nuk do te doja te ndodhte me ai moment”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu