
Alexandre Pato dje kishte ditëlindjen (festoi 31-vjetorin e lindjes) dhe urimet nuk munguan nga shumë vende të botës dhe shumë futbollistë që dikur kanë luajtur me të dhe jo vetëm!
Talenti i brazilianit kurrë nuk u diskutua, por dëmtimet dhe “tuneli” ku u fut e hoqën nga skena shumë shpejt, edhe pse për pak kohë milanistët e shijuan dhe admiruan me golat, sprintet dhe driblimet e tij fantastike!
UEFA, me rastin e ditëlindjes, i ka bërë një dhuratë tjetër: golat më të bukur në Champions League me fanellën e Milanit…