Kirurgu i famshëm botëror ndahet nga jeta, Ibrahimovic i kushton postim prekës! “Falë teje unë sot…”

Kirurgu Freddie Fu, kirurgu që ka operuar shumë atletë kryesorë, vdiq në moshën 70 vjeç. Fu ishte një ortoped me famë botërore, specialist i kirurgjisë në gju.

Në mesin e sportistëve të operuar është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili donte ta kujtonte me një postim në profilin e tij zyrtar.

Ky është mesazhi i shkruar nga suedezi: “Freddie Fu më dha një shans të dytë në karrierën time. Unë jam ende në krye vetëm falë tij. I kam borxh gjithçka. Faleminderit Freddie Fu. U prehsh në paqe”.

Në Prill 2017, Zlatan pësoi një këputje të ligamenteve të kryqëzuara të përparme dhe të pasme në gjurin e tij në një ndeshje të Ligës së Evropës ndërsa mbante fanellën e Manchester United.

Falë Fu, sot Ibra është rikthyer në majë vitet e fundit dhe është ende në fushat e futbollit në moshën 40 vjeç. Ndër atletët e trajtuar nga Fu edhe mbrojtësi i Romes, Calafiori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu