“Penalltinë tjetër do ta gjuajë Kessie!” Zlatan Ibrahimovic bëri një premtim pas ndeshjes Milan-Verona 2-2. Suedezi gaboi penalltinë e tretë brenda pak kohe dhe të katërtën që prej janarit.
Nga ana e tij, Franck Kessie ka humbur vetëm një penallti në karrierën e tij nga 16 të marra, me 15 arritje finalizime, rreth 94% saktësi.
Numra marramendës, si një njeri me gjak të ftohtë akulli pavarësisht se vjen nga Bregu i Fildishtë i nxehtë.

12 nga 16 penalltitë e finalizuara në fushat e kampionatit italian, ndërsa 4 të tjerët me fanellën e ekipit kombëtar (dy me ekipin U-21 dhe 2 me ekipin e madh).
Por ekziston edhe një fakt tjetër që godet dhe jep një siguri të caktuar: në ndeshjet e Serie A në të cilat Kessie u paraqit para penalltisë, skuadra e tij nuk ka humbur kurrë, madje as herën e vetme kur gaboi (po flasim për 11 fitore dhe një barazim).

Me pak fjalë, numri “79” i klubit kuqezi është një lloj hajmalie.
Kessie dhe Cristiano Ronaldo: çfarë, me të vërtetë, kanë të përbashkët?
Kuriozitet i vogël: portieri i vetëm që neutralizoi një penallti ndaj Kessie ishte Stefano Sorrentino. Duke parë statistikat, në fakt, ju mund të shihni se penalltia e vetme e humbur nga futbollisti kuqezi është kundër Chievo.

Nga ana tjetër, po flasim gjithashtu për portierin e vetëm në gjendje t’i mohojë, deri më tani, gëzimin nga 11 metra asit portugez Cristiano Ronaldo në Serie A.
Ishte java e parë e fazës së dytë në sezonin 2018/19 dhe Juve fitoi qartë kundër Chievo (3-0), megjithatë Sorrentino arriti të hipnotizonte CR7, si dhe Kessiè.