Kessie: Të mos na rritet mendja! Ju tregoj pse më quajnë Presidenti në dhomat e zhveshjes…

Franck Kessie, mesfushori i Milanit dhe autor i njërit gol ndaj Crotone, foli për Sky Sport në fund të ndeshjes në stadiumin “Enzio Scida”.

Futbollisti i ardhur vite më parë nga Atalanta është ndër të vetmit që thuajse gjithmonë e mbyll ndeshjen pa u zëvendësuar dhe është i domosdoshëm për skemën e Stefano Piolit.

Ai zbulon dhe pse skuadra ose shokët e quajnë “presidenti”:

“Pse më quajnë Presidenti? Sepse unë jam presidenti i ekipit, kreu i dhomës së zhveshjes” , shpjegoi lojtari i Fildishtë me një buzëqeshje.

“Duhet ta falënderoj Piolin, sepse ai arriti t’i japë të gjitha këto skuadrës. Tani mendërisht jemi mirë dhe në fushë dallohet, të gjithë po luftojnë për çdo top dhe kjo është ajo që të jep fitoren në çdo ndeshje”.

“Nuk jemi ende ekip i madh, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe duhet të punojmë pa na u rritur mendja kokën dhe me këtë frymë të duhur deri në fund”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu