Edicioni i sotëm i SportMediaset në Italia Uno ekzalton Franck Kessie, i cili përcaktohet si “simboli i rilindjes së kuqezinjve nga bllokimi i parë e tej”.
Pas disa keqkuptimeve fillestare me Pioli, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është bërë një element kryesor i Milanit, veçanërisht pas ndryshimit të formës dhe kalimit nga 4-3-3 në 4-2-3-1: ish-lojtari i Atalanta ka treguar se ai është më i qetë në një mesfushë me dy sesa një “mezzala”, pra me 3 krahu.
Në verë, Interi u përpoq ta kapte atë përmes një shkëmbimi me Vecino dhe Gattuso gjithashtu donte ta merrte te Napoli i tij. Kessie, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022, vazhdon të jetë në fokus të disa klubeve angleze, por Milani vështirë se do të heqë dorë prej tij.