Franck Kessie u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Fiorentina 2-0, ku ai shënoi me penallti, por edhe gaboi nga penalltia.
Telefonata me Pioli: “Ai e përgëzoi ekipin, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Trajneri është i lumtur”.

Mund të ishte mbyllur më herët: “Ne filluam fort, e kishim studjuar dhe Fiorentina është një ekip që duhet të sulmohet. Shënuam dy gola menjëherë”.
Ata që luajnë bëjnë mirë: “Ne nuk kemi titullarë, jemi një skuadër e madhe dhe ata që shkojnë në fushë tregojnë se mund të luajnë”.
Mbi Tonali: “Për mua nuk është problem me kë luaj, unë dhashë 150% në fushë dhe kjo është ajo që bëj çdo lojë”.
Për penalltitë: “Kështu është me penalltitë, shënon dhe bën gabime. Por unë prapë do ta gjuaj tjetrën”.