Kessie në ajër, agjenti befason me kërkesën e re

Para pak javësh, kur ishte me kombëtaren në Japoni, Franck Kessie lëshoi një deklaratë që entuziazmoi tifozët: “Kthehem në Milano dhe sistemoj gjithçka”. Megjithatë, ato fjalë i ka marrë era, sepse rinovimi i “Presidentit” ka mbetur pezull dhe askush nuk e di realisht ku është problemi.

Në të vërtetë, mediat në Itali ofrojnë çdo ditë një lajm të ri, ndryshe nga i mëparshmi, ndërsa Paolo Maldini si gjithnjë nuk flet në lidhje me merkaton, duke punuar në heshtje.

Maldini confirms Giroud's imminent arrival, pursuit of young striker and  Kessie renewal talks

Ditën e sotme Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera kanë publikuar një tjetër lajm mjaft shqetësues për tifozët, sepse sipas të përditshmeve italiane agjenti George Atangana ka lëshuar bombën e radhës, duke kërkuar deri 8,5 milionë euro neto në sezon për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

Kessie ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe natyrisht Milani është në një pozicion të vështirë, sepse nëse humbet me parametër zero edhe një tjetër lojtar mjaft të rëndësishëm, atëherë drejtuesit përfundojnë në bankën e të akuzuarve, pas largimit të Donnarumma dhe Calhanoglu.

Maldini discusses Pellegri, Kessie renewal, Scudetto chances and what  Elliott have 'dictated'

Sipas Corriere, kërkesat e vazhdueshme të Atangana kanë lidhje edhe me një tentativë të tij për ta zvarritur sa më shumë rinovimin, për të dalë me parametër zero verën e ardhshme, çka do të nënkuptonte një komision kolosal për vetë agjentin, i cili kohët e fundit aludohet të ketë pasur bisedime me Tottenham e PSG. Gjithsesi, gjithçka mbetet në rangun e spekulimeve, duke parë që as Maldini dhe as agjenti apo vetë Kessie nuk kanë folur deri tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu