Kessie ndjen keqardhje për tifozët, ngre apelin dhe zbulon fjalimin e Ibrahimovic pas ndeshjes

Franck Kessie u intervistua nga Sky Sport pas derbit të humbur. Mesfushori kuqezi drejton shikimin te ndeshjet e radhës…

“Duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera menjëherë, duhet të përpiqemi të punojmë edhe më shumë për t’u kthyer atje ku ishim në fillim të sezonit”.

“Duhet të punojmë, trajneri dhe stafi do të rishikojnë lojën dhe do të zbulojnë se çfarë shkoi keq për të na përgatitur për ndeshjen tjetër”.

Për tifozët: “Më vjen keq për ta, bënë gjithçka për të na motivuar, nuk shkoi mirë. Duhet të ngremë nivelin për t’u kthyer siç ishim në vitin 2020”.

Për Ibrahimovic: “Zlatan na tha që futbolli është i tillë. Kur humbet dhemb, por ne duhet të ngremë kokën për të ecur më të fortë, ka ende shumë ndeshje për të zhvilluar”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu