Kessie: Ndihem lider, mesfusha me dy është ideale! Scudetto? Milani nuk luan për pjesëmarrje…

Franck Kessie është padiskutim shpirti i Milanit në mesfushë dhe ai futbollist që të gjithë e thërrasin presidentin për rolin e tij jo vetëm brenda katërkëndorit.

Deri tani 6 gola të shënuar në Serie A për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, ndërsa për mikrofonat e SportMediaset në Italia Uno, ai ka dhënë një intervistë të shkurtër.

“Ndodhem këtu prej një kohe të gjatë, jam dikush që kam qenë këtu më gjatë se kushdo dhe për këtë arsye ndihem si një udhëheqës, një lider”.

Për rolin: “Unë gjithmonë kam luajtur në një mesfushë me dy, pastaj këtu te Milani fillova të luaja me tre dhe mendoj se e bëra mirë. Por në një mesfushë me dy luaj shumë më mirë”.

Për penalltitë: “Isha i kënaqur kur Ibra më dha mundësinë për të ekzekutuar penallti. Nëse në një ndeshje, megjithatë, ai e ndien, mund ta godasë pa problem. Ndonjëherë një sulmues ka nevojë të shënojë”.

Scudetto: “Ne besojmë në të, liga luhet për të fituar. Qëllimi ynë është të kthehemi në Champions League, por Coppa Italia është gjithashtu e rëndësishme, një tjetër kompeticion që luhet për të fituar.

Ne luftojmë në të gjitha frontet për të marrë më shumë sa më lartë që të jetë e mundur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu