“Kessie na u prezantua si mbrojtës, ishte i ndrojtur dhe ushqehej keq! Pastaj patëm intuitën e mesfushës, tani…”

Rritja e Franck Kessie te Milani në 2 vitet e fundit ka qenë eksponenciale dhe fakti që Stefano Pioli e ka vendosur atë në një mesfushë me dy duke i gjetur pozicionin e duhur e ka bërë të bindet më shumë në cilësitë e tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në sezonin e tij të katërt me kuqezinjtë dhe këtë sezon ka shënuar 10 gola në të gjitha kompeticionet.

Një performancë shumë e lartë që bëri që drejtuesit e klubit të përshpejtohen për të takuar agjentin e tij dhe hedhur bazat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2022.

Një rinovim që do të blindonte një ndër mesfushorët shkatërrues më të mirë të Europës, me pagë të dyfishuar.

Massimo Drago, trajneri i tij në kohën e Cesena, tregoi disa anekdota për përvojën e tij të parë italiane…

Kessie mbërriti në Emiglia Romagna në huazim nga Atalanta si mbrojtës qendre, por te Cesena kishte shumë konkurrencë dhe trajneri e shpiku mesfushor.

Ish-trajneri i Juventusit i tregon Gazzetta dello Sport jo vetëm për Kessie si një futbollist, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për njeriun që është jashtë fushës. Këtu është një fragment i fjalëve të tij:

“Merita nuk është e imja por Rino Foschi që e prezantoi me mua pas një ndeshje miqësore. Ai ishte i ndrojtur dhe i hutuar dhe paraqitej si një mbrojtës qendror. Në atë rol ai ishte i fundit në hierarki dhe kështu që vendosëm të eksperimentojmë duke e kaluar në mesfushë, aty ku mund të ishte digë pasi edhe teknikisht ishte i zoti. Kështu që ngeli aty dhe u rrit aty më pas”.

“Franck ushqehej keq, shpesh merrte sanduiçe në kampin stërvitor. Në Cesena ai gjithashtu provonte të godiste penallti, por asnjëherë nuk i gjuajti në ndeshje”.

“Tani përshtatet më shumë, shënon më shumë dhe është bërë një lojtar i gjithanshëm, loja me kampionët të përmirëson. Në të kaluarën, unë e kam krahasuar atë me Desailly sepse ai ka të njëjtin fizik dhe dinamikë. E vendosa atë në top tre lojtarët që kam trajnuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu