“Kessie mbërriti i frikësuar në Serie B. E mora si mbrojtës, e ktheva mesfushor”

Karriera e Kessie në Itali ka nisur te Cesena, aty ku Atalanta do ta huazonte përpara se ta merrte në ekipin e saj në Serie A.

Dhe pikërisht nën urdhërat e Massimo Dragos, trajneri i tij i parë, mësoi të luante si mesfushor pasi ishte marë si mbrojtës…

Drago: "Il Cesena dello scorso anno cercava sempre di imporre il proprio  gioco" - Cesena Mio - Il blog

“Mbaj mend një djalë që ishte pak i frikësuar. Ai u prezantua me mua, sepse sinqerisht nuk e njihja, si një mbrojtës qendror dhe ai duhej të ishte i pesti, sepse në atë rol kisha 4 dhe ashtu kishte luajtur në muajt e parë te Atalanta (bergamaskët e kishin blerë te Stella Club në Bregun e Fildishtë për 1.5 mln euro)

Kur e vendosa në mes të fushës në stërvitje, megjithatë, vura re aftësinë e tij për të mos u kaluar në një kundër një dhe unë menjëherë ndryshova pozicionin e tij.

Ai ende mund të përmirësohet në zonën gol, sepse ka kohë futjeje dhe mund të shënojë më shumë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu