Kessie, kritika për lojën e ekipit: Humbëm 2 pikë sonte, por nuk ka kohë të mendohemi!

Kessie u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese e barazuar pikërisht nga një gol me penallti i shënuar nga mesfushori.

Një gol në frymën e fundit: “Ne kërkuam tre pikët, janë dy pikë të humbura. Duhet të ngremë kokën pasi ka ende shumë ndeshje. Sot nuk kemi bërë mirë”

Ku keni nevojë të përmirësoheni? “Në menaxhimin e topit, duhet ta mbajmë topin më shumë. Një ndeshje si kjo mund të ndodhë, tani menjëherë duhet të ngremë kokën sepse do të luhet për tre ditë”.

Objektivi: “Qëllimi i Milanit është të shkojë në Champions League sivjet, duhet të luftojmë deri në fund.”

Për golat: “Edhe penalltitë nuk janë të lehta për t’u shënuar”.

Për penalltinë dhe saktësia: “E thjeshtë, në futboll ka dy mundësi. Nuk kam frikë nga asgjë, godas për të shënuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu