Kessie kërkohet nga top klubet europiane, Maldini qetëson tifozët

“Unë besoj se historia jonë e re duhet të na bëjë të kuptojmë se Milani ka shumë fytyra, por një gjë që duhet të ketë gjithmonë është fryma që kishin në 98% të ndeshjeve në 2020 dhe 2021. Ndonjëherë shumë interpetues i ndryshojnë”…

Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit, dje përpara ndeshjes ndaj Napolit e parapriu kështu përballjen, edhe pse humbja është tepër e rëndë.

Ai u pyet nga “Sky Sport” në lidhje me rinovimet dhe sidomos atë të Kessie.

“Zlatan merr pjesë në seanca stërvitore, takime, momente të rëndësishme brenda dhe jashtë fushës. Ai është i rëndësishëm për gjithçka që bën për ne. Klubi, trajneri, lojtarët që kanë treguar talentin e tyre: përbërësit prapa këtij Milani janë të shumtë”.

KESSIE – “Rinovimi i Kessie? Ne kemi lëvizur tashmë për të dhe për ata që shohin kontratat të skadojnë në 2022 siç është Calabria.

Ende nuk kemi arritur as një nga këto rinovime, por jemi duke punuar për to”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu